Shtëpia e Gary Neville është padyshim një nga më të veçantat e para ndonjëherë. Shtëpia ka formë luleje, e mimetizuar në mënyrë perfekte në kodrat piktoreske që ofron Anglia. Një zgjidhje ekologjike për t’u admiruar.Shtëpia e sulmuesit Aubameyang duket pak e ekzagjeruar dhe kitsch, me një kosto afër 18 milionë euro. “Me pëlqen luksi, jetojmë vetëm një herë”, ka thënë.

Duket Beckingam Palace, siç e cilësojnë, është pallat i denjë për çiftin aristokrat të shoëbizit anglez, David dhe Viktoria Beckham. Edhe pse familja ndahet midis Anglisë dhe vilës në Beverly Hills, rezidenca angleze ka më shumë sharm, si dhe pishinë, kinema, dhe një kopsht me ajër të kondicionuar. Ka kushtuar 38 milionë euro.

Rezidenca e Iniestës duket me këmbë në tokë, siç ishte pronari i saj në fushë, por ish ylli i Barcelonës nuk i rezistoi emrit të tij të fasadën e vilës spanjolle.

Shtëpia e Rooney duket gati si një nga rezidencat e familjes mbretërore angleze. Brenda stilit klasik vila ka një pishinë të mbuluar, fusha futbolli, tenisi dhe golfi.

Henry është transferuar tashmë në Nju Jork. Francezi ka blerë aty një duplex 5600 metra katrore të brendshëm, dhe 4500 të jashtëm.

Cristiano Ronaldo ka ende një shtëpi në Madrid. Apartamenti 800 metra katrorë, me 7 dhoma gjumi dhe garazhe të mjaftueshme për makinat e tij të shumta, vlen rreth 6 milionë euro. Rroga e tij në dy muaj.

Shtëpia e Didier Drogba, stil anglez por më modest se kolegët Rooney dhe Beckham

Hazard nuk ka humbur kohë dhe ka blerë po në Madrid shtëpinë e kantautorit Alehandro Sainz për 11 milionë euro. “Shtëpia e Zëzë”, siç quhet struktura nga ngjyra e fasadës, është strukturë 1631 metra katrore, me SPA, palestër, dhe kinema të brendshme, si dhe 6 dhoma gjumi.

Shtëpia e Mauro Icardi, në një qiellgërvishtës, 400 metra katrorë dhe pishinë me pamje nga San Siro. Do t’i duhet më?
Messi ka zgjedhur si banesë një shtëpi të projektuar enkas, shumë origjinale ku nuk mund të mungojë një fushë futbolli dhe një pishinë e madhe.

Shtëpia e Neymar, 28 milionë euro ku nuk mungon asgjë. Nga fushat e tenisit tek porti i vogël për jahtet dhe pista për helikopterët. Një strukturë që duket e ndërtuar për të bërë party të papara.

Shtëpia e Pique nuk është diçka e veçantë, por lojtari i Barcelonës prioritetin e kishte te privatësia e tij dhe bashkëshortes Shakira, Aq shumë sa për siguri ka blerë edhe shtëpitë e komshijve.