Yjet prej kristali ekzistojnë

12/01/2019 - 08:07

Yjet prej kristali ekzistojnë dhe në fund të jetës së tij edhe dielli ynë do të bëhet i tillë. Pas 10 miliardë vjetësh, ylli jonë do të ngurtësohet njësoj si simotrat më antike, të cilat zhvilluan një bërthamë oksigjeni të ngurtësuar dhe karboni derisa u shndërruan në sfera të vërteta prej kristali.

Ky fenomen është parashikuar 50 vjet më parë nga shkenca, por tani është vërtetuar për të parën herë nga të dhënat e mbledhura me ndihmën e satelitit të Agjencisë Hapësinore Evropiane Gaia dhe studimi i kryer nga universiteti britanik Warwick është publikuar në revistën Nature.

Studimi ka ekzaminuar ngjyrën dhe energjinë e 15 mijë yjeve të shuar, që dikur ishin njësoj si Dielli ynë, por tashmë kanë mbërritur në fund të jetës së tyre, dhe konsiderohen si objektet hapësinore më antike.

Dhe nga stimulimet në superkompjuter, shkencëtarët thonë se edhe dielli do të ndjekë të njëjtin proces evolutiv, duke u kristalizuar të paktën pas 10 miliardë vitesh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej një kohe të gjatë aktorja Olta Gixhari i ka munguar teatrit. Shumë persona e pyesin aktoren dhe i kërkojnë që të kthehet në skenë.

Një website britanik me emrin “Skyscanner”, na ndihmon të gjithëve ne që duam bileta sa më të lira avioni, hoteli e makine me qira, para

Nëse jeni të stresuara nga pamja që ka fytyra juaj këto kohë, herë nga moti i keq dhe herë nga pagjumësia, ka një zgjidhje të thjeshtë që

Ato janë dy nga moderatoret më të njohura dhe më të pëlqyera të showbizit shqiptar dhe gjithashtu janë dhe motra.

Një propozim për martesë në mes të aeroportit të Catanias në Itali nuk shkoi ashtu siç duhej.

I ftohti ekstrem me temperatura tepër të ulëta ka përfshirë rajone të gjera në Amerikë, Europë dhe Azi.

Një studim amerikan ka dalë në konkluzionin se gratë kur bien në dashuri përjetojnë ndryshime fiziologjike të ngjashme me ato të personav

Fotoja e një veze ka thyer të gjitha rekordet e pëlqimeve në Instagram, duke rrëzuar nga froni yllin e rrjeteve sociale Kylie Jenner.

Ajo u betua se do të hakmerrej dhe kështu vendosi të ushtrohet në palestër së bashku me motrën e saj.

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari ka qenë gjithnjë mjaft e kujdesshme që të mos publikojë portretin e plotë të vogëlushes së saj Mia