Nikki Bella do t'i japë fund ndeshjeve "Wrestling" ku u bë e njohur pasi trupi i saj nuk mund të përballojë më dhimbjen që shkaktohet nga përleshja në ring.

35-vjeçarja bukuroshe e shpalluar dy herë kampione e WWE Divas, e cila u fejua më parë me John Cena tha se turneu i fundit që bëri në Europë e bindi për këtë zgjedhje.

"Turneu ishte i mirë, por ndihem se jam shumë e vjetër për të udhëtuar. Udhëtimi ishte shumë, shumë i ashpër. Kështu, më erdhi një mendim në kokë, përse po e bëj këtë? Unë nuk ndihem mirë", tha ajo gjatë një episodi të shfaqjes televizive "Total Divas".

Motra e saj Brie njoftoi në fillim të këtij muaji se do të heqë dorë nga ndeshjet "WWE".