Ylli i popit shpërthen në lot, burri nudo i ndërpret performancën

06/12/2017 - 22:52

Ylli i popit hollandez Maan de Steenwinkel mbeti e tmerruar kur një burrë u shfaq nudo në studio ndërsa po këndonte Live.

20-vjeçarja po performonte në Radio 538 kur dy DJ i sollën në skenë një balerin të zhveshur.

Këngëtarja, e cila fitoi ‘Voice of Holland’ filloi të qante kur pa balerinin nudo ndërsa DJ Frank Dane dhe Jelte van der Groot, si edhe të tjerët në studio filluan të qeshnin pasi kjo ishte një shaka që kishin menduar ti bënin.

Ajo fillimisht nuk e vuri re burrin në skenë, pasi po këndonte me sy mbyllur.

Video nga incidenti tregon Maan shumë të tronditur, ndërsa ajo bërtet disa herë në skenë: “O Zoti im.”

“Unë u frikësova. Papritur një burrë lakuriq u shfaq përpara fytyrës sime,”-tha ajo.

Shfaqja e radios u transmetua Live më 17 nëntor. Por kjo ka shkatuar zemërim këtë javë pasi video u shpërnda në internet.

Këngëtari Tim Knol tha se kjo nuk ishte aspak për të qeshur. Ndërsa Sjors Froehlich, kryeredaktor i stacionit të radios BNR, tha: 'Nëse do të ishte në dorën time, këta djem do të ishin shkarkuar menjëherë'.

Ndërkohë dy DJ i kërkuan fjalë 20-vjeçares dhe ajo e ka pranuar faljen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kurorëzimi i një historie dashurie nuk është fundi i lumtur, por një fillim i ri, i cili ndonjëherë mund të jetë i mundimshëm dhe i vësht

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan u shfaq në momente tepër të vështira gjatë takimit me homologun moldav, Igor Dodon.

Ambicia është karakteristikë që nuk e kanë të gjitha shenjat e horoskopit.

Në fillim të kësaj jave, një grua 70-vjecare nga Arabia Saudite realizoi ëndrrën e saj më të madhe.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe festoi ditëlindjen pak ditë më parë.

Nuk është e thjeshtë të jesh e martuar me Kanye West dhe këtë gjë e di e gjithë bota.

Historia e Gemma Nuttall ka prekur thellë opinionin në Britani. Vajza 29-vjeçare humbi betejën 5-vjeçare me kancerin e vezoreve.

Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

Douglas Martin u shfaq nëpër lajme para disa muajsh, dhe tha se ishte ndarë nga e dashura, Yanet Garcia, që njihet si një nga prezantuese

Ishte rrahur prej vitesh, ishte fyer e ofenduar.