Zelanda e Re ka tërhequr vëmendjen e medias botërore, kësaj here jo për sulme terroriste por për një zbulim të rëndësishëm. Mbetjet e një pinguini gjigant, me madhësinë e një njeriu janë zbuluar kohët e fundit, në Zelandën e re, duke surprizuar kështu vendas e të huaj. 

Kockat e gjetura i përkasin një kafshe që mendohet të ketë qenë 1.6m e gjatë dhe më një peshë prej më shumë se 80 kg. Fosilet tregojnë se kafsha i përket epokës së Paleolitit dhe daton 56-66 milionë vjet më parë.

I quajtur “Pinguini Monstër” është vendosur në muzeun ‘Canterbury’ ku gjendjen edhe mbetje të papagajve apo shqiponjave në përmasa shumë të mëdha që tashmë janë zhdukur. “Ky është një nga speciet më të mëdha që ne kemi gjetur ndonjëherë”, tha për BBC Paul Scofield, kuratori i muzeu.