Zbulim tronditës gjatë hetimeve për vdekjen e Maradonës

02/12/2020 - 22:22

Vdekja e Maradonës vazhdon të shkaktojë diskutime. Ndërsa futbolli ende e vajton, në Argjentinë po punojnë për të kuptuar nëse gjithçka është bërë në mënyrë korrekte, për sa i përket kujdesit dhe kurimit të legjendës së futbollit. Ditën e sotme, një javë pas vdekjes, do të fillojnë të bëhen analizat e mostrave të urinës, gjakut dhe zemrës të marra gjatë autopsisë.

Ajo që vlen të theksohet është se autoritetet mjekësore në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë se zemra e Diegos peshonte 2 herë më shumë se një zemër normale.Mjekësia ligjore që kreu autopsinë në trupin e Diegos raportoi se ai kishte kardiomiopati të zgjeruar dhe peshonte rreth 500 gramë, dyfishin e sasisë normale.

Ky element pritet të vlerësohet ditën e sotme në analizat që do të kryhen, së bashku me studimet e tjera toksikologjike, përmes së cilave do të përcaktohet nëse Maradona kishte konsumuar alkool, drogë, ose ndonjë substancë tjetër para se të ndërronte jetë. Këto analiza do të kryhen nën mbikëqyrjen e rreptë të Policisë Shkencore në qytetin e La Platës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas shpalljes si president i Joe Biden, Ivana Trump, bashkëshorti i saj dhe Donald Trump janë larguar nga Washingtoni në Florida, duke lë

Vladimir Putin ditët e fundit është në qendër të vëmendjes së mediave rozë pas zbulimit të vajzës së tij sekrete.

Këngëtari polifonik, Guri Rrokaj i ka kushtuar një këngë Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Një ceremoni e cila kishte shumë pak persona dhe ndër të tjera ajo që ra në sy, ishte veshja lejla që kishin zgjedhur disa nga gratë më t

Këngëtarja Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të 2020-të.

23-vjeçarja Victoria Strauss ka vdekur në një aksident të frikshëm në Ohio, të SHBA, teksa tentonte të paguante parkimin me kartën e saj.

Autopsia ka zbuluar të vërtetën e vdekjes së modeles Alexis Robinault Sharkey, trupi i së cilës u gjet pa shenja jete në një rrugë në Tex

Tiffany Trump, vajza më e vogël e ish-presidentit amerikan, Donald Trump është fejuar me të dashurin e saj, Michael Boulos.

Avokatët e Dukeshës së Sussex, Meghan Markle kanë deklaruar se padia kundër tabloidit "Associated Newspapers" për shkelje të privatësisë

Viti 2021 pritet të jetë shumë më ndryshe se viti pandemik që lamë pas, për shkak të të cilit u anuluan shumë prodhime kinematografike os