Zbulimi i madh: Uji në Hënë do të ndihmojë ngritjen e një baze

26/10/2020 - 20:42

Prej ditësh, NASA lëshonte sinjale se do të bënte publik një zbulim befasues për Hënën. Më në fund, NASA ka bërë me dije se ka zbuluar prova përfundimtare se në Hënë ka ujë.

Sipas BBC, një lajm i tillë do të shtojë ndjeshëm shanset që NASA të ngrejë një bazë në Hënë. Qëllimi është që kjo bazë të ngrihet me qëllim për të eksploruar burimet natyrore të Hënës.

Ndryshe nga herët e shkuara kur është zbuluar ujë në pjesët në hije të kratereve hënorë, këtë herë molekulat e ujit janë zbuluar në pjesët e ndriçuara nga Dielli në sipërfaqen e Hënës.

Shkencëtarët thanë se sasia e ujit është e barabartë me rreth 350 ml në një metër kubik dhe. Shkencëtarët thanë se kjo është ndjeshëm më shumë nga sa ishte menduar fillimisht.

NASA tha se baza do të vendoset kryesisht aty ku është uji.

Agjencia amerikane ka bërë me dije se do të dërgojë gruan e parë në Hënë në vitin 2024 që të përgatitet për hapin e madh, dërgimin e njeriut në Mars në vitet 2030.

Ky zhvillim i bujshëm premton se tanimë do ketë një bazë prej nga eksplorimi i hapësirës do të bëhet më i qëndrueshëm.

Ekspertët thonë se ekzistenca e ujit do hedhë bazat për një ekonomi hënore.

Do të jetë shumë më e lirë që të prodhohet karburant për raketat në Hënë sesa të dërgohet nga Toka. Kështu për të udhëtuar në hapësirë do jetë më e lehtë, pasi uji do kthehet në hidrogjen dhe oksigjen, substancat e zakonshme për të furnizuar anijet kozmike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Princi i Suedisë Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitiv me koronavirus.

“Për 12 orë, Diego nuk ka pasur vëmendje ose kontroll nga personeli mjekësor”,- kështu është shprehur Matias Morla, avokati i Di

Vladimir Putin thuhet se ka një vajzë ‘të fshehtë’ adoleshente, nëna e së cilës është një punonjëse sanitare e kthyer në milionere, sipas

Një grua nga Turqia ka gjetur mënyrën më interesante dhe goditëse për të njoftuar të afërmit e saj se gjatë peridhës së Covid-19 nuk pret

Australianët kanë ngatërruar legjendën e futbollit Maradona me divën e pop-it, Madona, pas lajmit të hidhur të vdekjes së argjentinasit,

Vdekja e Diego Maradonës mund të shkaktojë një grindje familjare mbi pasurinë e tij, ndërsa ai lë pas pesë fëmijë që i njohu si të tijët

Një biznesmen nigerian i habiti të gjithë, pasi u paraqit në një dasmë me gjashtë gra shtatzëna në krah, ndërsa pretendon se është babai

Melania Trump po dekoron për Krishtlindje Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit.

Ngritja “raketore” Elon Musk mes njerëzve më të pasur të botës, vazhdon pa ndalim.