Zbulimi i pabesueshëm…

19/07/2018 - 23:04

   Rekord i ri në sistemin tonë diellor. Zbulohen 12 satelitë të rinj të Jupiterit, që sëbashku me ata të konstatuar deri më sot, janë në total 79. Njëri prej tyre ka ngjallur çudinë tek shkencëtarët, pasi është shumë i vogël, me diametër rreth 1 km dhe ka një orbitë të kundërt me gjithë të tjerët.

Po ashtu ky satelit i vogël rrezikon shpesh të shkaktojë përplasje. Këtë hënë të vogël, që është si një lloj rosaku i shëmtuar, shkencëtarët e kamë pagëzuar me emrin Valetudo, si hyjnia romake e mirëqenies, stërmbesë e Zeusit.

Hënat e reja të Jupiterit janë zbuluar nga planetologët e Institutit amerikan të shkencave Carnegie, në bashkëpunim edhe me universitetet e Arizonës dhe të Hawait dhe studimi është publikuar në revistën Pnas. Studimi kryesohej nga Scott Sheppard, i cili ka theksuar se për të konfirmuar zbulimin e 12 hënave të reja të Jupiterit, shkencëtarëve i janë nevojitur vrojtime që kanë zgjatur një vit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reperi i njohur shqiptar ka kontribuar me shtatë këngë në filmin ‘Albanian Gangster’.

Për shumicën e njerëzve në mbarë botën, autobusët, taksitë, trenat dhe makinat janë mjeti i zakonshëm i transportit.

Pensionistja Jeannie Rice ka thyer rekord botëror në Maratonën e Bostonit pasi mbaroi garën për rreth 3 orë e gjysmë.

Ekspertët kanë paralajmëruar banorët e Sidnejit se shumë shpejt do të përballen me një cunami që është përshkruar "ekstremisht i rreziksh

Birra është mbreti i pijeve alkoolike pasi është më e preferuara dhe e përdorura nga njerëzit.

Specialistët e destinacioneve turistike dhe të aventurave të ndryshme në udhëtime nëpër të gjithë botën kanë publikuar edhe vendin më të

Harper Yeats është vogëlueshja 5 muajshe që ka shëtitur 50 shtete për një javë.

Ish-modelja Erica Mena u arrestua fundjavën e kaluar për posedim të lëndës narkotike marijuanë.

Një stuhi e fuqishme solli me vete breshër, që la të plagosur një grua në Queensland të Australisë.

Fund tragjik për modelen amerikane Kelsey Qayle.