Edon Muhaxheri është një student kosovar i cili vazhdon studimet master në Baltimore të SHBA-së. Ai ka publikuar tezën e tij se në shekullin e 19-të në Shqipëri ka ekzistuar një tjetër alfabet i cili tashmë është harruar.

Studenti nga Kosova ka zgjedhur të studiojë në Amerikë praktikat e ilustrimit. Ai u fokusua tek disa makineri, të cilat janë zbuluar para se të shpikej elektriciteti dhe në ato kohë njiheshin si shtypshkronja.

“Ishte interesante të shikoje këto makineri që janë zbuluar para se të kishte elektricitet dhe që mjaftonte vetëm t’i rrotulloje dhe kështu arrinin të lëviznin. U interesova të krijoja vetë një makineri të tillë që të shkruaja diçka shqip dhe u interesova për letersinë shqiptare në vitet 1880 meqë ato krijoheshin me këto shtypshkronj atëherë”, tha Muxhaheri për Design Web.

Më pas studenti e shikon gjetjen e alfabetit të harruar shqiptar si aksidentale sepse nuk e kishte patur si synim këtë gjë.

“Të zbuloja alfabetin ishte e rastësishme. Në ato vite në letërsinë shqiptare u publikua për herë të parë alfabeti i cili u krijua nga Naum Bredhi. Unë po kërkoja ndonjë libër që të mund të merrja ndonjë ilustrim prej atij dhe të arrija ta përdorja në makinerinë time për të shkruar diçka. Në fillim nuk gjeta gjë por më vonë gjeta një kopje të tij në një libër gjerman të quajtur “Libri i Dokumentave” që është një enciklopedi alfabetesh dhe aty arrita të kuptoj se ai alfabet nuk ishte i shkruajtu në shkronja latine. Më pas fola me Muzeun e Edukimit në Shqipëri dhe më dërguan një skanim të librit. Më pas fillova të zbërthej alfabetin dhe të vendos sipas rendit shkronjat e alfabetit të vjetër,” tha Muhaxheri.

Alfabeti ka qënë i përhapur në Shqipëri në mes të viteve 1800. Mendohet se u përdor për rreth 20 vjet dhe më vonë nuk u përdor më për shkak se njerëzit nuk i kishin mundësitë financiare ato kohë që të ndërtonin një shtëpi botuese që të printonte këto shkronja unike. Në librin origjinal Bredhi kishte krijuar disa lloje të tjera shkronjash të cilat nuk mund të përdoren tani për shkak se janë shumë ilustruese dhe kanë vështirësi kaligrafike.

Por, Muhaxheri ka krijuar një version digjital të shkronjave në mënyrë që njerëzit të njihen me to dhe ti përdorin për tatuazhe apo për logo. Lajmi se zbulimi i Muhaxherit ka arritur në Shqipëri arriti te vetë kryeministri i cili e ka ftuar që të vijë ta shfaqë alfabetin në Muzeun e Edukimit.

“Lajmi se unë arrita të zbuloj alfabetin arriti deri të kryeministri shqiptar. Ai do që puna ime të shfaqet në Muzeun e Edukimit që të kenë mundësi ta shohin njerëzit,” tha Muhaxheri. “Është një kënaqësi që kam arritur të zbuloj këtë alfabet i cili fatkeqësisht nuk ka qenë i shkruajtur dhe me kohën është zhdukur, sepse në fund të fundit është pjesë e historisë dhe shqiptarët mund ta ruajnë tani atë,” përfundoi studenti kosovar.