Whitney Houston është abuzuar seksualisht kur ishte fëmijë nga kushërira e saj. Lajmi shokues është zbuluar nga familja e saj në dokumentarin e ri mbi divën e muzikës.

Dokumentari 'Whitney' flet për jetën e këngëtares, e cila u gjet e vdekur në vaskë në vitin 2012 në moshën 48-vjeçare.

Mary Jones, tezja e Whitney-t, e cila gjeti trupin e saj të vdekur pretendon se këngëtarja i kishte thënë se ishte abuzuar seksualisht nga Dee Dee Warwick, motra e këngëtares Dionne.

Whitney i kishte rrëfyer tezes së saj se përdhunimi kishte ndodhur midis moshës 7 deri në 9 vjeç.

Sipas Mary, abuzimi seksual vuri në mëdyshje Whitney-n mbi orientimin e saj seksual. Ajo tregoi se ishte heteroseksuale duke u martuar me Bobby Brown.

Martesa e tyre, midis viteve 1992 dhe 2007, ishte e mbushur me dhunë dhe drogë. Vajza e tyre Bobbi Kristina Brown vdiq në 2015-n.

Brown tha se Whitney ishte biseksuale dhe ka qenë lidhur me shoqen e saj më të ngushtë dhe asistenten Robyn Crawford.

Dee Dee Warwick, 18 vite më e madhe se Whitney, u bë e varur nga droga dhe vdiq në moshën 63-vjeçare në vitin 2008.