Meghan Markle ndodhet në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Çdo detaj i jetës së saj personale është kthyer në interes të madh.

Dhe nuk ka shpëtuar as edhe një foto e saj kur ishte foshnje. Ndërsa Meghan po përgatitet për t'u bërë nënë për herë të parë, në mediat sociale u bë viral imazhi i saj e porsalindur.

Daily Mail ka siguruar edhe një foto të Dukeshës së Sussex që u realizua në orën 4.46 të mëngjesit më 4 gusht 1981, sapo Meghan kishte lindur.

Albumi familjar që është mbajtur për kaq shumë kohë i fshehtë u bë publik nga daja i Meghan, Joseph Johnson.