Gërmimet arkeologjike afër murit kinez kanë zbuluar mbetje të një qytetërimi 2000 vjeçar. Këto rrënoja janë gjetur 1.3 kilometra në veriperëndim të Murit Kinez, ndërsa supozohet se u përkasin dinastisë Han, e cila paraqet epokën e artë të artit, politikës dhe teknologjisë kineze.

Qyteti antik shtrihet në rreth 210 hektarë tokë me gjatësi prej 5.850 metrave. Ndërsa në disa objekte të tjera gjenden motive të harqeve, të cilat janë karakteristike për kulturën Hune.

Kina gjatë dinastisë Han disa herë ka luftuar me Hunët. Hunët kanë qenë popull nomad, i cili jetonte në Evropën Lindore, në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore mes shekujve 4-të dhe 6-të.