Një lloj i ri dinosauri është zbuluar në Japoni dhe është skeleti më i madh i dinosaurëve që është gjetur ndonjëherë në vend. Studiuesit besojnë se kockat ndihmojnë për të shpjeguar origjinën dhe evolucionin e dinosaurëve në rajon. Skeleti i tyre u zbulua nën depozitat detare 72 milionë vjeçare në qytetin e Mukawa, ne rajonin e Hokkaido.

Mbetjet e para të dinosaurit u gjetën në vitin 2013, kur shkencëtarët zbuluan një bisht të përgjysmuar të zvarranikut. Gërmimet e mëtejshme gjetën një skelet gati të plotë, më i madhi i gjetur ndonjëherë në Japoni.

Hulumtimi gjithashtu sugjeron se paraardhësit e dinosaurit dukej se preferonin zonat bregdetare, një habitat i rrallë për dinosaurët gjatë asaj periudhe. Habitati i oqeanit mund të ketë luajtur një rol të rëndësishëm në diversifikimin dhe në evolucionin e tij të hershëm.