Zbulohet ADN-ja më e vjetër e Neandertalit, daton 80 000 vjet më parë

20/09/2020 - 16:24

Është zbuluar ADN-ja më e vjetër e Neandertalit në Europën Qendrore dhe Lindore. Ajo daton që 80 000 vjet më parë dhe u gjet duke analizuar një dhëmb të zbuluar në Poloni.

Zbulimi u botua në revistën ”Scientific Reports”, prej studiuesve të koordinuar nga Sahra Talamo, nga Universiteti i Bolonjës.

Ky është një zbulim i rëndësishëm për të kuptuar një periudhë vendimtare në historinë e Neandertalëve, kur ambienti karakterizohej nga sezonaliteti ekstrem duke detyruar disa grupe të largohen drejt lindjes, në Azinë Qendrore.

Dhëmbi u gjet në shpellën Stajnia, në pllajën e Krakow-Czestochowa, së bashku me disa kocka kafshësh dhe mjetesh prej guri.

“Morfologjia e dhëmbit është tipike për njeriun Neandertal, e konfirmuar edhe nga analiza gjenetike. Gjendja e veshjes së kurorës sugjeron që ajo i përkiste një të rrituri”, theksoi Stefano Benazzi, nga Universiteti i Bolonjës.

Rezultati është i rëndësishëm për të kuptuar një periudhë vendimtare në historinë e njeriut Neandertal, përkatësisht atë që korrespondon me përkeqësimin e papritur të klimës që ndodhi rreth 100 000 vjet më parë, e cila transformoi territorin e pyllëzuar të Europës Qendrore-Lindore në një mjedis të karakterizuar nga stepat.

Ndryshimi i klimës ka shkaktuar tkurrje të reja demografike midis grupeve të Neandertalit. Pavarësisht kësaj, megjithatë, prodhimi i mjeteve prej guri lidhen me traditën kulturore të Mikokianos e cila u përhap midis Francës Lindore, Polonisë dhe Kaukazit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkencëtarët paralajmërojnë se pasojat psikologjike të pandemisë së koronavirusit do të jenë të mëdha.

Alvaro Morte i “Money Heist” ka fituar një rol të ri në një projekt filmik.

Mision vërtet i pamundur është bërë sot shmangia e koronavirusit dhe këtë stafi i “Mission Impossible 7” e provoi vetë.

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në një familje në Dublin të Irlandës, ku trupi i një infermiereje u gjet i pajetë poshtë një ure jo shumë

Kryeministri Edi Rama ka festuar 10-vjetorin e martesës së tij më Linda Ramën.

Ju kurrë nuk do të shikoni një avokado në të njëjtën mënyrë përsëri.

Dorëshkrimet e Adolf Hitlerit u shitën, në ankand nga shtëpia bavareze Hermann Historica.

Deputetja shtatzënë e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është prekur nga virusi Covid-19.

Në një fermë në Sardenja të Italisë ka ndodhur një rast i çuditshëm, pasi një fermer italian ka njoftuar lindjen e një qenushi shumë të r

Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan pak javë më parë, dhe shumë shpejt po dali