Zbulohet anija 400-vjeçare!

25/09/2018 - 21:39

   Arkeologët kanë gjetur mbetjet e një anijeje në brigjet e Portugalisë duke theksuar se ky është zbulimi më i rëndësishëm nënujor në vend gjatë dy dekadave të fundit. 

Këshilli Bashkiak i Cascais, një qytet pranë Lisbonës, tha sot se anija e gjetur është rreth 400-vjeçare dhe kishte transportuar erëza midis Indisë dhe Portugalisë. 

Ekipi i shkencëtarëve beson se anija po kthehej nga India kur u mbyt diku midis viteve 1575 dhe 1625. 

Në vendin e mbetjeve të anijes u gjetën piper dhe guaska që u përdoreshin si monedhë në tregtinë e skllevërve dhe pjesët e bronzta të artilerisë. 

Gjatë gërmimeve paraprake, janë gjetur mbetjet e porcelanit që datojnë nga fundi i shekullit të 16 dhe fillimit të shekullit 17. 

Kryebashkiaku Carlos Carreiras tha për Guardian ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që do të përforcojë identitetin kolektiv dhe vlerat e përbashkëta të tyre.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një video intime midis Nicole Scherzinger dhe Luis Hamilton është hakuar dhe shpërndarë gjerësisht në internet.

Duket se ende nuk janë shuar tensionet mes kunatave mbretërore angleze Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa bashkëshortët e tyre respe

E ka pritur gjithë shpresë kthimin e tij në shtëpi, duke qendruar pranë hyrjes kryesore gjatë gjithë kohës që zhvilloheshin kërkimet në k

Aktori Florjan Binaj ka treguar historinë e propozimit që i bëri bashkëshortes së tij Sadina 15 vite më parë, në një rrëfim tepër të veça

Ornela dhe Arbri ishin çifti i parë që hapi episodin e kësaj të diele në “Lufta e Nuseve 5”, në Tv Klan.

Në mediat sportive të vendit është dhënë lajmi se kapitenja e ekipit kombëtar të volejbollit të femrave, Erblina Bici ka thënë "PO" pas p

Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali nëpërmjet një rrëfimi të publikuar së fundmi nga “Striripesurse” ka folur për të kalua

Një grua në SHBA, njoftoi policinë e Athens-Clarke, Atlanta se grabitësit i kishin vjedhur makinën bashkë me foshnjen 11 muajshe brenda.

Kim Kardashian e ka ekzagjeruar me vjeshjen e saj të fundit.

Çdo shenjë zodiakale ka veçantitë që e përfaqësojnë, sikurse edhe anët e tyre të errëta.