Shkencëtarët kanë zbuluar një asteroid gjigand që përmban mjaftueshëm metal sa për të bërë miliarder këdo në Tokë.

Ky trup hapësinor i emërtuar “Psyche 16” ndodhet 370 milionë kilometër katrorë larg planetit tonë dhe është një nga objektet më të rënda në sistemin tonë diellor.

Përmes teleskopit hapësinor “Hubble”, shkencëtarët panë më nga afër këtë asteroid, që besohet se vlen 1000 triliardë dollarë.

Shumica e asteroideve janë prej shkëmbi dhe akulli, por “Psyche 16” është i përbërë prej metali të dendur, dhe që ekspertët besojnë se janë mbetjet e një planeti në fazat e hershme të krijimit të tij.

Duke vijuar të njëjtën logjikë, studiuesit thonë se ky planet u shkatërrua nga një përplasje e fortë me një objekt tjetër të madh, duke lënë pas copa metalike, që është forma aktuale, dhe që orbiton midis planetëve Mars dhe Jupiter.

Ekzistenca e asteroidit “Psyche 16” është zbuluar në mesin e shekullit të XIX, por përbërja e metalit është mësuar nga vëzhgimet e fundit përmes teleskopit hapësinor.