Zbulohet drita që shpëton shikimin e syve

01/07/2020 - 09:35

Nëse shikoni një dritë të kuqe tri minuta në ditë ruani shikimin. Impulset me valë të gjata stimulojnë mitokondritë në qelizat e retinës, zbuluan studiuesit britanikë.

Ndoshta ky mund të shndërrohet në një ritual mbrëmjeje si larja e dhëmbëve: të parit e një llambe të kuqe për tri minuta. Nëse e bëni këtë, mund t’i kundërviheni dobësimit të shikimit që lidhet me moshën. Një ekip studiuesish i udhëhequr nga neurologu Glen Jeffery, profesor në Departamentin e Okulistikës në University College London, tani mbledhur prova të forta për këtë tezë.

Shkencëtarët i publikuan rezultatet e tyre në Revistën shkencore të Gerontologjisë më 29 qershor 2020.

Eksperiment dyjavor

Në experimentin dhe testet e organizuara morën pjesë 24 pjesëmarrës midis moshës 28 dhe 72 vjeç. Të gjithë pa sëmundje sysh. Studiuesit testuan fillimisht ndjeshmërinë e fotoreceptorëve në retinë. Këto përbëhen nga qeliza kon dhe qeliza shufra. Qelizat konike janë përgjegjëse për shikimin e ngjyrave, ndërsa qelizat shufër janë të rëndësishme për shikimin periferik dhe për vizionin në muzg dhe në errësirë.

Më pastaj shkencëtarët u dhanë pjesëmarrësve në eksperiment elektrikë dore LED. Detyra e tyre ishte të shikonin çdo ditë, dy javë rresht për tre minuta rrezen e thellë të dritës së kuqe. Pas kësaj u përsëritën testet për ndjeshmërinë për qelizat konike dhe ato në formë shufre.

Efekt pozitiv për mbi 40-vjeçarët

Eksperimenti tregoi se nga trajtimi me dritë të kuqe përfitojnë vetëm të moshuarit. Fuqia e qelizave supozitore u përmirësua tek një e pesëta e personave mbi 40 vjeç. Tek më të rinjtë nuk u vu re asnjë lloj ndryshimi.

Qelizat receptuese të dritës në retinë dobësohen me moshën dhe prandaj shikimi ynë dobësohet. “Ky konstatim vlen veçanërisht për moshat mbi 40 vjeç,” thotë Jeffery. “Ndjeshmëria e retinës dhe perceptimi i ngjyrave bëhen gradualisht me moshën më të dobëta.”

Nga eksperementi doli se përmirësimi në njohjen e ngjyrës blu ishte veçanërisht i qartë. Ky është diapazoni i ngjyrave në të cilat me moshë shikimi zakonisht dobësohet më së shumti. Prodhimi i elektrikëve të dorës nuk është shumë i shtrenjtë, dhe kushton rreth 13 euro copa.

Kujdes nga eksperimentet idividuale!

Por nëse doni ta bëni këtë ushtrim duhet të bëni shumë kujdes, sepse retina është një organ shumë i ndjeshëm. Drita LED dhe veçanërisht drita lazer mund të shkaktojnë dëme të mëdha.

Prandaj mos shikoni për një kohë të gjatë llamba që nuk janë testuar dhe aprovuar nga ekspertët mjekësorë ose llamba të improvizuara ose të bëra vetë! /DW/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shënojeni diku emrin Elina Zhengo pasi me siguri do ta dëgjoni shpesh në të ardhmen si një ndër atletet më premtuese në Europë.

Një foshnjë raportohet se ka lindur shëndoshë e mirë në Kinë, megjithese i ishte mbështjellë kordoni i kërthizës rreth gjashtë herë përre

Fotoreporteri Bilal Jawich ishte në shtëpinë e tij, në periferi të Bejrutit kur një shpërthim, i cili ka lënë të paktën deri tani mbi 100

Ujori është një nga ato shenjat e ndërlikuara që i jep më shumë rëndësi miqësisë sesa marrëdhënies në çift.

Hudhra njihet gjerësisht për përfitimet e mëdha shëndetësore.

Gazetari i njohur Alfred Lela ka pozuar nudo përpara aparatit fotografik, duke vendosur një gjethe përpara organit gjenital.

Shenjat astrologjike shpesh zbulojnë shumë sekrete rreth një personi.

Shumë individë  kanë një zakon të keq për të mos pastruar sende që vijnë në kontakt me lëkurën aq shpesh sa duhet.

Familja Bates nga Tennessee i SHBA-ve, ka jo pak po 21 anëtarë.

Modelja e njohur, Gigi Hadid është duke shijuar periudhën e saj të shtatzënisë.