Zbulohet misteri i kopshteve të varura të Babilonisë

24/02/2018 - 18:34

   Një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë, kopshtet e varura thuhet se u ndërtuan nga mbreti Nebukadnetsar II, sundimtar i Babilonisë për 44 vjet nga 605 para erës sonë, për gruan e tij të bukur, e cila kishte mall për shtëpinë, Amytis e Medias.

Për t’i kujtuar gruas së tij atdheun e saj të gjelbër dhe të harlisur, Nebukadnetsari ndërtoi një mal artificial me kopshte. Kopshtet ndoshta nuk vareshin në mënyrën se si e mendojmë ne. Emri vjen nga një përkthim i pasaktë i fjalës greke kremastos, që në të vërtetë do të thotë të mbivendosur.

Kopshtet e mëdha me kate, që thuhet se kanë qenë 120 metra të gjera dhe 120 të gjata, dhe më shumë se 80 metra të larta, ishin një pamje e pabesueshme, të mbushur me të gjitha llojet e bimëve.

Megjithatë, asnjëherë nuk u gjet asnjë gjurmë në Babiloni, dhe nuk ka tekste mbijetuese babilonase që i përmendin ato.

Disa historianë besojnë se kopshtet ishin në të vërtetë të vendosura rreth 350560 km në jug të Babilonisë, në Ninive, në Irakun e sotëm. Nuk ka asnjë studim të plotë të zonës, kështu që vendndodhja e kopshteve mbetet një mister./Bota.al

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ky është i treti vit që “E Diela Shqiptare” zhvillon një ceremoni mirënjohje me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës për qytetarë të ndryshë

Historia e dytë e “Ka një mesazh për ty” mund të ketë mendime pro dhe kundër, megjithatë ai ka ardhur në “E diela shqiptare”, për të shpr

Një burrë përfundoi në spital me një infeksion të rëndë në mushkëri, që dyshohet se i erdhi si pasojë e një vesi aspak të zakontë, sipas

Astrologët japin parashikime të ndryshme për shenjat e horoskopit.

2019-ta po afron dhe nëse ishit optimistë se do të jetë më i mirë se viti që po lemë pas, parashikimi i Nostradamus mund t’ju bëjë të ndr

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, përkrah Lionel Messi-t, dhe ka një reputacion të jashtëzakonshëm anembanë botës dh

Sipas ekspertëve, ka shumë mënyra të reja për të mashtruar.

Disa vite më parë Irene O’Shea ka humbur vajzën e saj për shkak të një sëmundjeje që lidhej me neuronet.

Një reporter lajmesh në Japoni u kap duke ekzagjeruar një raport mbi reshjet e borës, por doli zbuluar kur një banor vendas postoi fotot