Në sistemin diellor uji është më i bollshëm nga se mendohej, madje edhe në planetin xhuxh, në Pluton ndodhet një oqean nën sipërfaqen e ngrirë, njësoj si në hënën e Jupiterit, Europa dhe atë të Saturnit, Ençelado, sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Geoscience” nga grupi i universiteteve japoneze të Hokaidos, Kobes dhe Osakas, si dhe të Institutit të Teknologjisë në Tokio.

Ky studim është fryt i simulimeve me kompjuter të bazuara në të dhënat e mbledhura nga sonda e NASA-s, “New Horizons”, që në vitin 2015 shkrepi fotot e para nga afër të Plutonit.

Sipas autorëve të kërkimit, oqeani i Plutonit është i mbështjellë dhe i mbrojtur nga një kafaz prej metani në gjendje të gaztë, që shërben si izolues termik mes sipërfaqes së akullt dhe liqenit nëntokësor, duke e mbrojtur nga ngrirja.

Për planetologët japonezë, ky studim tregon se prania e oqeaneve nëntokësor në sistemin diellor është më i zakonshëm nga sa mendohej, duke e bërë më të mundshme praninë e formave të jetës.