Është publikuar titulli i filmit më të fundit të James Bond, agjentit 007. Ai do të jetë “No time To Die” dhe pritet të jetë filmi i fundit që aktori Daniel Craig do të luajë rolin e spiunit më të famshëm në botë.

Filmi do të vijë nën regjinë e Cary Fukuanga dhe skenar të Phoebe Waller-Bridge. Ky është filmi i 25-të i sagës së agjentit sekret britanik.

Mësohet se fillimisht për këtë prodhim kinematografi u mendua titulli “Shatterhand”, pseudonimi i Ernst Stavro Blofeld, antagonistit të filmit.

Por duket se një vendim i tillë është rimenduar në mënyrë që titulli t’i përshtatej më tepër agjentit 007.

Daniel Craig ka kryer edhe një operacion pasi dëmtoi ligamentet e kaviljes në muajin maj duke punuar në Xhamajkë për xhirimet e filmit. Ky prodhim kinematografik pritet të dalë në kinematë britanike në 3 prill 2020 dhe ato amerikane në 8 prill 2020.