Zgjidh çiftin që të duket më i lumtur dhe zbulo diçka për lidhjen tënde të dashurisë

23/05/2019 - 10:52

Raporti që ke me njeriun e zemrës mund ta kuptosh si shkon vetëm nga mënyra se si të sheh partneri yt, si të mban dorën apo të përqafon, apo edhe nga mënyra si sillet kur ecni bashkë.

Mund të duket e çuditshme, por mund të mësosh shumë mbi marrëdhënien që po përjeton, vetëm duke u bazuar në këtë test psikologjik.

Zgjidh çiftin që të duket më i lumtur dhe lexo për të zbuluar gjëra interesante mbi lidhjen tënde:

Çifti nr.1:

Në këtë çift, gruaja është krenare për partnerin e saj dhe do t’ua tregojë të gjithëve. Është e pavarur, kujdeset për veten dhe nuk shqetësohet për atë që thonë të tjerët. Burri në këtë marrëdhëne e vlerëson komunitetin, impenjohet dhe do të përmirësojë marrëdhënien. Motoja e marrëdhënies tënde është të jeni të hapur me njëri-tjetrin.

Çifti nr.2:

"Pas çdo burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë", është fraza që përshkruan në mënyrë perfekte këtë marrëdhënie. Këtu gruaja merr vendime të rëndësishme dhe nuk e lë të shoqin të qëndrojë në hije. Ajo e ndihmon të përqendrohet në gjërat që janë të rëndësishme për momentin.

Çifti nr.3:

Me siguri, në marrëdhënien tënde, bashkëshorti është ai që udhëheq. Ai është një burrë i përgjegjshëm, por ndonjëherë mund të mos jetë në humor. E megjithatë, gruaja është mjaft e mençur dhe e qetë, sa të arrijë të stabilizojë situatën. Motoja jote është: "Të dy e kanë për zemër njëri-tjetrin dhe mbajnë ekuilibrin. "

Çifti nr.4:

Intimiteti dhe përqafimi me besim tregojnë se një burrë do ta mbrojë bashkëshorten e tij nga të gjitha problemet dhe të jetë për të mbështetje në të gjitha situatat. Të gjithë e admirojnë respektin reciprok dhe besimin e pakushtëzuar dhe kjo është ajo që bën që marrëdhënia juaj të jetë shumë e fortë.

Çifti nr.5:

Jetoni në harmoni dhe e ndihmoni njëri-tjetrin edhe në situata të vështira. Ju pëlqejnë të gjitha momentet që kaloni bashkë, si në rastet kur dilni edhe kur jeni ulur para televizorit. Dashuria juaj është e respektueshme.

Çifti nr.6:

Nuk jeni një çift që i shprehni publikisht emocionet tuaja. Në marrëdhënien tuaj jeni të barabartë dhe i vlerësoni interesat, dëshirat dhe mendimet e pjesës tjetër. Mbase nuk publikoni foto për publikun, por kur jeni vetëm, jeni shumë romantikë.

Çifti nr.7:

Keni publikuar dhe shpërndarë shumë foto, i tregoni të gjithëve sa të dashuruar jeni dhe nuk keni drojë t’i shfaqni publikisht ndjenjat tuaja. Nuk do mërziteni kurrë nga njëri-tjetri sepse keni shumë interesa të përbashkëta. Të gjithë mendojnë se jeni një çift i mrekullueshëm dhe kjo, pasi ju e shfaqni hapur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Regjisorja e njohur Elma Doresi ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mbrëmjen e djeshme pas përhapjes së lajmit për tërmetin që pritej të ndodh

Formati ka ndryshuar pak në pjesën e dytë të rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, sepse sot në studio e para vjen Mirlinda, të cilën e ka sje

Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Detin Adriatik tronditi ditën e sotme Shqipërinë.

Zbulohet bamirësja e cila i jepte Kristiano Ronaldos hamburger falas në vitet kur ky i fundit ishte i varfër dhe praktikisht bashkime dis

Pas "Bon Bon", rruga e suksesit të Era Istrefit nuk është ndalur kurrë.

Kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” ra nga froni, pasi nuk është më e klikuara në kanalin e “YouTube”.