Përpjekja e një zjarrfikësi për të ringjallur një mace u bë virale në internet. Ai e shpëtoi kafshën shtëpiake nga një zjarr i tmerrshëm.

Të paktën 35 persona në një ndërtesë historike dhe 2 kafshë shtëpiake u shpëtuan në fillim të kësaj jave në Tver, Moskë. Macja ishte helmuar shumë nga tymi dhe kur zjarrfikësit e nxorën nga banesa ishte pa ndjenja.

Një nga zjarrfikësit i erdhi në ndihmë duke larë fytyrën e maces me ujë nga një pellg dhe më pas duke i vendosur aparatin e frymëmarrjes për t'i mundësuar kafshës të vinte në vete. Për fat të mirë, metoda funksionoi dhe macja u rikthye në jetë.