05/03/2021 - 19:42
Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70-vjeçare.
Albatrosi ka lindur zogun e saj më 1 shkurt, në një rezervat të botës së egër në veri të oqeanit Paqësor, njoftoi sot shërbimi amerikan i Peshkut dhe Botës së Egër.
Albatrosët janë pulëbardha gjigande që jetojnë zakonisht 12-40 vjet, por Wisdom, albatros i familjes Laysan, është identifikuar nga studiuesit që prej vitit 1956.
Albatrosët zakonisht kur bëhen çift qëndrojnë përgjithmonë te tille, por Wisdom besohet se ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj.
Zyrtarët besojnë se albatrosi në fjalë ka lindur 30 deri në 36 zogj gjatë jetës së saj. Albatrosët lëshojnë vetëm një vezë një herë në disa vjet. Ishujt Midway Atoll strehojnë koloninë më të madhe në botë të albatrosëve në botë.
/portali DurresLajm/