Samiti i këtij viti i NATO-s ishte një sfidë jo e lehtë për vendet anëtarë, në këtë kohë të trazuar për aleancën ushtarake.

Një sfidë aspak të lehtë ishte edhe për Jean-Claud Junckerin, por për mbajtjen e ekuilibrit në hyrje të Samitit.

Presidenti i Komisionit Europian u fiksua disa herë nga kamerat teksa kishte vështirësi në qëndrim. Diçka të tillë e e vuri re edhe Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili iu afrua për ta mbajtur.

Zyra e KE nuk e komentoi ngjarjen, por mediat ndërkombëtare hedhin dyshime se Juncker ishte i pirë.

Edhe më herët presidenti i KE-së është përfolur disa herë për pëlqimin për alkoolin, veçanërisht nga mediat britanike që nuk janë kursyer ta quajnë një të alkoolizuar.