Lirimi i Fullanit, Braçe : Kush ka para pa hesap, del nga burgu, turp e faqja e zezë

15/09/2014 - 20:05

Durrës, 15 shtator 2014 - Deputeti socialist Erjon Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook menjëherë pas vendimit të Apelit për të lënë të lirë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Sipas Braçes kjo është Gjykata në Shqipëri, turp e faqja e zezë.  

“E nxorën!! Nuk mund ta mbanin dot më!! Kjo është gjykata në Shqipëri; Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave të vjedhura që nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun që i emërojë inventarizues të parave të vjedhura që nuk u zbuluan, sërish e liruan!! Turp e faqja e zezë!! Kjo vetëm drejtësi nuk është!!  Kjo është kështu: Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjesë në Gjykatën e Lartë, në fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me të, del nga burgu!! Të tjerët jo!! Ky është pushteti real në këtë vend!!”, shkruan Braçe në Facebook.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: