Muzeu i Louvrit për shkak të mungesës së vizitorëve në këto kohë të vështira pandemie, për herë të parë, bën të disponueshëm online dhe falas të gjitha koleksionet për dashamirësit e artit.

Baza e të dhënave për koleksionet përbëhet nga 482,000 punime, përfshirë këtu edhe koleksionet e Muzeut Eugene Delacroix. Studiuesit dhe dashamirësit e artit mund të hulumtojnë bazën e të dhënave për studime ose thjesht për pasion. Përpos kësaj, koleksionet shoqërohen me shënime nga çdo departament.

“Sot, Luvri po pastron pluhurin e thesareve të tij, madje edhe ata më pak të njohurit,” tha në një deklaratë Jean-Luc Martinez, presidenti i Musée du Louvre. “Për herë të parë, çdokush mund të ketë falas të gjithë koleksionin e punimeve nga një kompjuter ose smartphone. Trashëgimia mahnitëse kulturore e Luvrit është e gjitha tani vetëm një klik larg! Jam i sigurt se kjo përmbajtje dixhitale do të frymëzojë më tej njerëzit të vijnë në muze për të zbuluar koleksionet personalisht.”

Në një deklaratë zyrtare, thuhet se faqja mënyra për tu futur më thellë në koleksione. Duke filluar nga kërkimet e thjeshta dhe të avancuara deri në shënime dhe albume nga departamenti kurator.

 Një hartë ndërvepruese ndihmon vizitorët të përgatisin vizitën e tyre dhe i lejon ata të eksplorojnë muzeun dhomë pas dhome.