Presidenti rus Vladimir Putin, presj disa ditësh po shijon pushimet në Siberi së bashku me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shogu. Gjatë kësaj kohe ai ka treguar disa foto të ndryshme ku shfaqet nëpër pyje i veshur me komplet lëkure.

Putin dhe ministri i mbrojtjes Shoigu kanë lëvizur me foristradë gjatë shëtitjeve të tyre. Makinën e drejton presidenti rus, i cili shfaqet me një buzëqeshje të madhe. Fotot e tregojnë atë gjithashtu teksa shëtit në pyll, duke kaluar mbi një urë të varur në lumë dhe sheh me dylbi faunën e zonës. Pas shëtitjes të dy kanë ngrënë një drekë në ajër të pastër, të ulur mbi stola që janë të mbuluara me peliçe.

Në foto presidenti rus shfaqet i qetë pak ditë pas tensioneve diplomatike që shpërthyen në SHBA, ku presidenti Joe Biden e kishte cilësuar atë ‘një vrasës’. Replika e Putin ndaj Biden nuk mungoi: ”Kush e thotë këtë e di që është vet”.