"Çfarë mendoni për imamin e parë homoseksual?" Elvis Naçi befason me përgjigjjen e tij

18/01/2018 - 16:15

Imami i xhamisë së Tabakëve, mjaft popullor dhe për rolin aktiv të tij në rrjetet sociale, Elvis Naçi ishte i ftuar sot në Wake Up, ku ndër të tjera është pyetur edhe për çështjen e homoseksualitetit.

Eno Popi e pyeti imamin se çfarë mendimi kishte për Nur Warsame, imamin e parë homoseksual i cili do të hapë në Australi xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT, ndërsa imami habiti me qëndrimin e tij. Ai tha se çdo njeri ka gabime dhe bën mëkate, por ato nuk duhet të promovohen.

"Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë. Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.

Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj.

"Merkato" televizive duket se nuk përfunduar ende.

Pas një shkëputjeje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re.

Spektakli “Dance With Me” në Tv Klan do të rikthehet sërish këtë sezon me edicionin e tij të pestë.

Ervin Kurti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e programit Top Show Magazine bashkë me Albana Osmanin.

Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tr

Një koncert që shenjoi përmbylljen me sukses të sezonit turistik veror, u zhvillua mbrëmë te zona e “Sfinks”-it në shëtitoren e Durrësit.

Gazetarja Eni Vasili duket se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e ekranit të ‘News24’. Burime pranë ‘revistawho.com’,