Martin Scorsese ka gati filmin e ri dhe sigurisht që pjesë e tij do të jenë dhe aktorët e preferuar të 76-vjeçarit.

“Killers of the Flower Moon” është prodhimi i ri i regjisorit, i cili do të ketë pjesë të kastit dy yjet Robert De Niro dhe Leonardo DiCaprio, të cilët do të jenë në rolet kryesore. Filmi do të nisë xhirimet në fund të verës dhe pritet të jetë një ndër më të mirë të vitit të ardhshëm.

“Killers of the Flower Moon” do të ketë në qendër të tij një seri vrasjesh misterioze që kanë ndodhur në vitet '20 në Osage, zonë që ka popullsi indiane. Një agjent i korruptuar i FBI-së do të nisë të hetojë në lidhje më këto krime.

Ky është një tjetër bashkëpunim që do t'i shtohet listës, midis Scorcese dhe aktorëve; për Leonardo DiCaprio-n do të jetë i gjashti ndërsa për De Niron i dhjeti.