A do të rikthehet "Big Brother" këtë sezon televiziv?

25/08/2019 - 19:04

Një promo e publikuar disa muaj më parë në ekranin e "Top Channel" bëri që fansat të mendojnë se shumë shpejt do të niste një nga spektaklet më të ndjekura, ai i "Big Brother", por në formatin VIP. Ndonëse "Big Brother" mungoi përgjatë vitit 2018 dhe 2019, kjo nuk do të thotë se televizioni i njohur nuk do ta shfaqë në të ardhmen. "Prive" ka arritur të mësojë se sipas të gjitha gjasave, "Big Brother" do të jetë në këtë sezon televiziv pas një pauze thuajse tre vjeçare.

"Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë "Big Brother"-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, ‘Nova’, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrash katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për "Hell’s Kitchen" që nis në muajin tetor dhe përfundon në janar. Planet janë që po e njëjta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës janar-shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i "Big"-ut nga pjesa e dytë e muajit mars deri në fund të qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës", ka thënë ky burim brenda televizionit.

Detaje të reja lidhur me programin dhe vazhdimësinë e tij pritet të bëhen të ditura pas muajit shtator, kur çdo ide të jetë kristalizuar dhe definuar nëse ekzistojnë mundësitë e duhura për ta sjellë atë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetari i njohur Enkel Demi, prej ditës së sotme do të nisë një tjetër emision larg Televizionit Publik Shqiptar.

Ditë më parë qarkulloi kudo lajmi se moderatori i njohur Adi Krasta nuk do të jetë më pjesë e “News 24”, ku drejtonte programin e tij “A

Ditën e djeshme, me një foto nga zyra e pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Kelvi dhe Arjola konfirmuan lajmin se ata të dy do të jenë pre

Martin Scorsese ka gati filmin e ri dhe sigurisht që pjesë e tij do të jenë dhe aktorët e preferuar të 76-vjeçarit.

Sezoni i dytë i talent show-t “Top Talent” do të vijë me shumë supriza dhe me një koncept të ri. 

Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.

Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj.

"Merkato" televizive duket se nuk përfunduar ende.