Erjona Rusi 'braktis' "Pasditja Ime" për një tjetër ekran, ja ku do e shihni

09/01/2018 - 08:07

Duke nisur që nga fillimi i kësaj jave, gazetarja Erjona Rusi nuk do të jetë më pjesë e emisionit “Pasditja Ime” në TVSH.

Rusi, e cila ishte e “e Hëna blu” e këtij formati, mësohet se do të rishfaqet sërish në “Report TV”, në një tjetër emision televiziv që do të nisë së shpejti. E pyetur nga “Express”, gazetarja tha se kishte kaluar një eksperiencë interesante pranë Radio Televizionit Publik Shqiptar, por tani do të nisë një sfidë të re.

“Për mua, ishte një eksperiencë shumë e bukur, mësova shumë dhe sfidova veten në një format që nuk e kisha provuar më parë. Sa mirë ja dola? Për këtë duhet të pyesim publikun. Por tani kam vendosur të nis një tjetër lloj sfide edhe më të madhe”, ka thënë Rusi.

Gazetare prej më shumë se 15 vitesh, Erjona ka qenë moderatore e lajmeve në “Report TV” për 3 vjet përpara se të bëhej pjesë e “Pasditja Ime” në TVSH.

Sipas “Express”, ajo do të marrë sërish një rol sa i përket moderimit të lajmeve, pasi drejtuesit e këtij televizioni i kanë besuar asaj drejtimin e edicionit qendror çdo mbrëmje në orën 18.00.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.

Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj.

"Merkato" televizive duket se nuk përfunduar ende.

Pas një shkëputjeje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re.

Spektakli “Dance With Me” në Tv Klan do të rikthehet sërish këtë sezon me edicionin e tij të pestë.

Ervin Kurti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e programit Top Show Magazine bashkë me Albana Osmanin.

Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tr

Një koncert që shenjoi përmbylljen me sukses të sezonit turistik veror, u zhvillua mbrëmë te zona e “Sfinks”-it në shëtitoren e Durrësit.

Gazetarja Eni Vasili duket se në këtë sezon të ri televiziv nuk do të jetë më pjesë e ekranit të ‘News24’. Burime pranë ‘revistawho.com’,