Pas përfundimit të emisionit “C'est la vie” drejtuar nga bukuroshja Marina Vjollca në televizionin Klan, një tjetër emision me muzikë pritet të fillojë prej 11 shkurtit.

Bëhet fjalë për konkursin e muzikës klasike "Virtuozët", i cili do të moderohet nga sopranoja e njohur Inva Mula.

Pjesë e këtij emisioni do të jenë fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 18-vjeçare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, të talentuar në muzikën klasike. Siç shkruan Tv Klan, programi, i pari në llojin e tij në ekranet shqiptare, do të zgjasë plot 10 javë.

Konkurrentët shoqërohen nga orkestra filarmonike "Ibrahim Madhi" e Akademisë së Arteve nën drejtimin e maestrove Suzana Turku dhe Gerard Akoka.