Ditën e djeshme, me një foto nga zyra e pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Kelvi dhe Arjola konfirmuan lajmin se ata të dy do të jenë prezantuesit e rinj të “Ditë e Re” në këtë televizion.

Mirëpo siç e dini, ky format nuk po krijohet i ri. Prej vitesh ai drejtohet nga Dajana Shabani, Bes Metani dhe Zogu i Tiranës, të cilët shpesh në intervista janë shprehur se kimia mes tyre është e mirë dhe audienca gjithashtu.

Gjithsesi, Dajana dhe Kelvi, kanë qenë miq të ngushtë në gjimnaz, detaj që e zbuluan kur moderatorja ishte e ftuara e tij në Pop Culture dhe duke qenë kështu, një pjesë e njerëzve menduan se ndryshimi në emision me siguri do ketë sjellë mosmarrëveshje mes tyre.

Por ja që nuk ka ndodhur kështu. Komenti i Dajanës në foton e Kelvit duket mjaft dashamirës:

Ndërkohë, s’mund të mungonte edhe komenti i Florian Agalliut i cili e di mirë çdo të thotë program mëngjesi se u bë kohë që angazhohet me “Në shtëpinë tonë” në Top Channel.