Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare aktori i njohur italian Paolo Villagio. Mediat italiane shkruajnë se ai  ishte shtruar në spital. Lindi në Xhenoa më 30 dhjetor 1932 dhe njihej më së shumti për rolin e kontabilistit Ugo Fantozzi.

Përveç roleve komike, si profesor Kranz apo Giandomenico Fracchia, Villagio ka luajtur edhe role dramatike, nën personazhet e filmave nga regjisorë të njohur si Federico Fellini, Marco Ferreri, Lina Vermyller, Emanno Olmi dhe Mario Monicelli.

Villagio ka fituar çmimin “Luani i Artë” në vitin 1992 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Venecias.