Aktori Harry Dean Stanton është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, në një spital në Los Angeles. Aktori i famshëm ka marrë pjesë në dhjetëra filma kult si “Cockfighter”, “1997: arratisje nga New York” e Repo Man, il recuperatore”.

Ai gjithashtu ka pasur suksese në pruduksionet hollywood-iane si: “Alien”, “Nick mano fredda”, Il padrino – Parte II”, “Alba rossa”, “Bella in rosa” e “Il miglio verde”. Roli i tij më i spikatur është ai i Travis në ‘Paris, Texas’ të Wim Wenders. 

Stanton ishte një nga aktorët më të preferuar të David Lynch, Sam Peckinpah, John Milius dhe Monte Hellman.

Nga viti 2006 deri në 2010-n ai ka qenë pjesë e serive televizive ‘Big Love’, me Bill Paxton, e së fundmi ishte shfaqur tek ‘Twin Peaks’.