Moderatorja  Klea Huta, e cila u bë e njohur si në emisionin “Gjeniu i Vogël”, para pak muajsh lajmëroi se do të do të niste një projekt të ri televiziv në ‘Top-Channel’, një emision i dedikuar shqiptarëve të famshëm që jetojnë dhe janë të njohur edhe jashtë shtetit.

Moderatorja ka udhëtuar në disa vende të ndryshme të Amerikës si New York, Los Angeles apo Miami për të takuar disa nga personazhet shqiptarë.

Siç ka bërë të ditur Klea, tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe emisioni do të nisë transmetimin në shtator.

Pjesë e emisionit do të jetë fotografi Fadil Berisha, modelet shqiptare, Angela Martini, Afërdita Dreshaj dhe Emina Çunmulaj, valltari Tony Dovolani, si dhe aktori James Biberaj.

Ndërkohë pritet që detaje të tjera të dalin në ditët në vijim, lidhur me këtë emision.