Ditë më parë, qarkulloi lajmi se zv.drejtori i "Top Channel" Erion Ylli ishte larguar nga ky pozicion dhe gjithashtu nga televizioni.

Megjithatë, burime për "Gazetën Express" kanë bërë të ditur se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se Ylli vijon të jetë në postin e tij, tashmë pas drejtorit të Përgjithshëm Ben Blushi. 

Madje ka qenë vetë Ylli, i cili e ka prezantuar drejtorin e ri me stafin e çdo produksioni. Vetëm pak ditë më parë ish-deputeti dhe ish-kryetari i Libras, Ben Blushi, u prezantua si Drejtor i Përgjithshëm i "Top Channel", duke hequr dorë nga politika dhe duke iu rikthyer gazetarisë.

Erion Ylli njihet ndryshe edhe si krahu i djathtë i presidentes Vjollca Hoxha, i cili është thuajse gjithmonë shoqëruesi i saj në evenimente të rëndësishme.