15 vjet pasi u bë pjesë e "Top"-it, Ledion Liço është po ai që ka qenë. Pëlqen më shumë programet që drejton vetë, por i shijon njëlloj edhe ato të kolegëve të tij. Shumë prej atyre që e kanë nisur rrugëtimin në "Top Albania Radio", e konsiderojnë atë si dashuria e parë dhe Ledioni, me shumë siguri, nuk bën përjashtim nga ky grup. 

Ledioni vijon të drejtojë programin "Heineken sessions", i cili është edhe programi i tij më i preferuar në radio, por nga shumë programet që ka drejtuar në "Top Albania", ka bërë edhe gafa.

I pyetur për gafën më të madhe që ka bërë, në 20-vjetorin e "Top Radios", Ledioni tha se kishte thënë në transmetim një fjalë të pisët. Jo edhe aq, thotë ai pastaj, por gjithsesi nuk thuhet as në radio dhe as në televizion:

"Kam thënë një fjalë të pisët. Kam qenë me Xhoi Begën në transmetim në "Summer Dance" dhe kam thënë… Nuk ishte edhe aq fjalë e pisët, por sidoqoftë, nuk thuhet as në radio, as në televizion", kujton me të qeshur Ledioni.

Por nuk ishte aq e kapërcyeshme: "Dhe desh më ra pika, se thashë "Ky është fundi im në radio"", shton ai pastaj, por qesh edhe këtë herë.