Murgesha që fitoi miliona në ekran, ku do të shkojnë paratë e fituara

30/04/2018 - 09:40

Motër File, murgesha që shërben në Fushë-Milot në bashkëpunim me Caritasin dioqezën Tiranë-Durrës arriti të fitojë 7.5 milionë këtë të diel në “100 milionë” në Top Channel.

Murgesha, së bashku me vullnetarët e Caritas, u bë pjesë e lojës për një qëllim shumë human, ndërtimin e parkut të lojërave për fëmijë në Fushë-Milot.

Motër File e nisi lojën të dielën e kaluar, ku mbajti 15 milionë në lojë, ndërsa me pyetjet e mbetura këtë javë arriti të fitojë 7.5 milionë.

“Fakti që ne jemi këtu është sepse ne jemi për kauzën që dëshirojmë. Që në Fushë-Milot të jetë një kënd lojërash. Që fëmijët të mos qëndrojnë në vende të tjera që nuk janë formuese, nuk janë edukuese. T’u japim një ambient ku ata mund të argëtohen edhe mund të mësojnë të rriten së bashku”, u shpreh Motër File.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa kohësh qarkullon në mediat online lajmi i largimit të emisionit të humorit “Portokalli” nga televizioni Top-Channel.

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Gazetari i njohur Enkel Demi, prej ditës së sotme do të nisë një tjetër emision larg Televizionit Publik Shqiptar.

Ditë më parë qarkulloi kudo lajmi se moderatori i njohur Adi Krasta nuk do të jetë më pjesë e “News 24”, ku drejtonte programin e tij “A

Një promo e publikuar disa muaj më parë në ekranin e "Top Channel" bëri që fansat të mendojnë se shumë shpejt do të niste një nga spektak

Ditën e djeshme, me një foto nga zyra e pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Kelvi dhe Arjola konfirmuan lajmin se ata të dy do të jenë pre

Martin Scorsese ka gati filmin e ri dhe sigurisht që pjesë e tij do të jenë dhe aktorët e preferuar të 76-vjeçarit.

Sezoni i dytë i talent show-t “Top Talent” do të vijë me shumë supriza dhe me një koncept të ri. 

Së shpejti pritet të nisë në Top Channel gara e gatimit ‘Hell’s Kitchen’ ku drejtues do të jetë masterchefi i njohur Renato Mekolli.