Stilistja e njohur italiane Laura Biagiotti është ndarë nga jeta gjatë natës, në spitalin Sant’Andrea në Romë, pas një arresti kardiak. Mediat italiane bëjnë me dije se gjendja e saj ishte përkeqësuar rreth orës 2.47 të mëngjesit.

Ajo ishte ndjerë keq fillimisht rreth orës 19.30 të pasdites të së enjtes dhe ishte transportuar me urgjencë në spital, ku ishte futur në terapi intensive. Mjekët kanë mundur të rikthejnë në normalitet aktivitetin e zemrës, por infarkti e kishte dëmtuar stilisten e njohur në nivel celebral.  Që pasditen e djeshme mjekët kanë folur për vdekje celebrale të Biagiottit.

sfilata laura biagiotti

Laura Biagiotti, 73 vjeçe, ishte një emër i njohur në botën e modës. Karriera e saj brilante u afirmua në vitin 1972, kur u prezantua me koleksionin e saj të parë. Por që disa vite më parë, më 1965, ajo kishte hapur rrobaqepësinë e saj, që më vonë u kthye në një firmë lider, që e bëri stilisten ambasadore të modës italiane në botë.

Pikërisht për angazhimin e saj në përhapjen e “made in Italy” në botë, në 1995-n, asaj iu dha titulli “Mjeshtër i punës” nga Presidenti Oscar Luigi Scalfaro.

Laura Biagiotti ishte së bashku me Krizia-n një nga pak stilistet gra që udhëhoqi “made in Italy”, në pushtimin e tregjeve globale, si dhe ishte etiketa e parë italiane që sfiloi në Kinë më 1988-n.

Në vitin 2015 ajo festoi gjysmë shekulli në modë, duke na dhuruar çdo vit mbi 70 koleksione veshjesh dhe aksesorësh.

Vajza e Laurës ndodhej në Londër, por është lajmëruar për vdekjen e së ëmës dhe është kthyer menjëherë në Romë .38-vjeçarja ndante me të pasionin për modën dhe ka kontribuuar në ‘perandorinë’ e krijuar nga Laura.

laura biagiotti e figlia Lavinia

Aktualisht Lavinia është Presidentja e grupit “Biagotti”.

Shikoni në fotogalerinë e mëposhtme disa prej krijimeve më të bukura të Laura Biagiottit.

Burimi: Pour Femme

Përshtati: R.O.