Ajo është një nga balerinat më simpatike që ka spikatur me bukurinë e saj.

Por duket se ish-velinën e emisionit Stop dhe balerinën e Albi Nakos, e pret një sfidë e re. Përmes një videoje në rrjete sociale, Alba Hoxha ka lajmëruar se tashmë do të vij në rolin e prezantueses, e pikërisht të prezantuese së motit në Klan. 

“Te dashur miq! Ndjej kenaqesine te ndaj me Ju, angazhimin Tim me te ri televiziv, qe TV Klan me besoi. Do te takohemi bashke çdo dite, ne TV Klan ora 16:00, 20:00 si dhe 23:30 per t'u njohur me te rejat e motit ne vend dhe Europe. Ndjehem shume e bekuar per kete projekt te ri.Shihemi!”, përfundon Alba në rrjete sociale.