Ervin Kurti prej dy sezonesh ka qenë pjesë e programit Top Show Magazine bashkë me Albana Osmanin.

Por dje Ervini ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e këtij programi. Ai ka shprehur falënderimet për stafin, Albanën dhe moderatorin Dudushi duke u shprehur se ka kaluar 4 vite shumë të bukura gjatë punës me ta.

Që nga sonte, do ta ndjek Top Shoë-n përmes ekranit  Alban Dudushi, ti kurrë s’ke dashur të të komplimentoj për së afërmi, por pas 4 vitesh pune me ty, jam ndjerë i privilegjuar që kam mësuar prej një gazetari & moderatori që pos të gjithave, bart padiskutim vlera qytetarie & profesionalizmi. Mirënjohje pafund ty dhe stafit”, shkruan Ervini.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë gazetarin në pozicionin e opinionistit.