22 shkurt – 2015 – Dashuria e parë nuk harrohet, ndaj kjo thënie vlen edhe për aktoren Olta Gixhari. Ajo nuk e ka fsheh aspak këtë fakt, të cilin e bëri publik pikërisht mesditën e sotme teksa gjendej në Durrës.

Ajo shfaqet me një këmishë dhe pantallona xhinsi, me një pamje thuajse të ekzaltuar, me sytë e pulitur sikur do të kujtojë diçka, teksa ripërjeton pikërisht këtë dashuri. Sigurisht që të gjithë do të mendoni se cili është i dashuri i aktores bukuroshe dhe ne po ju tregojmë: dashuria e Oltës është deti.

Po, po deti, pasi aty ajo është kredhur për herë të parë, duke i dhuruar trupin ujrave të Adriatikut. E nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, që një vajzë me sy të kaltër nga Durrësi, të mos e dashurojë detin, ndaj ajo thotë se asnjëherë nuk do ta harrojë qytetin e saj, e mbi gjithçka detin.