Lajmi për largimin e Anjeza Majës nga drejtimi i programit “Në Shtëpinë Tonë”, pas tre sezonesh, bëri dje xhiron e të gjithë portaleve.

Por programi i mesditës në “Top Channel” e ka zgjedhur tashmë moderatoren, që do të drejtojë në krah të Florian Agalliut në këtë sezon të katërt. Është Stela Kotri, prezantuesja e një serie programesh të përditshme në disa ekrane si “Vizion Plus”, “Ora News”, “Alsat”, etj, e cila rikthehet në “Top Channel” pas shumë vitesh. Kujtojmë që ajo ka qenë drejtuese e “Top Select” përpara shumë kohësh.

Sezoni i ri “Në Shtëpinë Tonë” pritet të sjellë ndryshime edhe në përmbajtje, ndaj do duhet të presim se çfarë do të rezervojë ekipi i këtij programi për të gjithë ndjekësit e tyre në shtator. /revistawho.com