Këngëtarja Era Rusi, e ftuar në “Pop Culture”, ka ndarë me publikun edhe nje sekret që ajo e tha për herë të parë pas shumë vitesh.

Bëhet fjalë për një çmim të ngatërruar në “Top Fest 11”. Duke kujtuar një prej kompeticioneve të festivalit të muzikës moderne shqiptare, Era zbuloi se Çmimi i Internetit që ajo fitoi me këngën “Hajde me ne”, në fakt ishte çmimi i Xhensila Myrtezajt.

Kjo e fundit u vlerësua me çmimin “Best Pop Rock” me këngën “Jeton tek unë” që gjithashtu ishte çmimi i Erës:

“Tani mund ta them se kanë kaluar shumë vite dhe nuk i mbetet hatri askujt. Në atë edicion çmimi im u ngatërrua me çmimin e Xhensilës. Çmimi i Internetit përkthehet çmimi i publikut dhe unë mendoja që dikush nga publiku të reagonte dhe të thoshte ‘nuk kemi votuar për këtë’…”, tregon Era për “Pop Culture”.