Pas një shkëputjeje prej dy vitesh ka ardhur koha që Renato të rikthehet në ekran për një eksperiencë të re.

Ai ka treguar se shumë shpejt do të nisë në “Top Channel” programin “Hell’s Kitchen”.

“Jeni gati? Show më i madh i gatimit po vjen! Aksion, garë dhe pasion për gatimin do të jenë udhëheqësit që do ta kthejnë kuzhinën më të famshme në Shqipëri në një arenë ku do të ndodh gjithçka!
Bashkë do të shihemi së shpejti në Top Channel në Hell’s Kitchen!”, shkruan Mekolli.