Një nga figurat më të njohura të "Top Channel"-it, Monika Stafa, është rikthyer ditën e sotme në ekran, pas 2 vitesh shkëputjeje.

Ajo është shfaqur në transmetim në edicionin informativ të orës 15:00. Koha duket sikur ka ndaluar për të, pasi nuk ka asnjë ndryshim në portret përveç syzeve optike.

Monika u largua nga televizioni më i madh në vend pas 15 vitesh si pjesë e tij, sepse u zgjodh kryetare e Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizuale (AMA).