Të dielën ishte finalja e spektaklit “C’est la vie” ku është shpallur dhe çifti fitues. Ata janë Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami, të cilët mundën në finale Anxhela Peristerin dhe Orin duke ngritur lart kupën.

Pasi morën dy vota nga tre anëtarë të jurisë, prezantuesja Marina Vjollca shpalli fituesit: “Kristi dhe Lindi janë fituesit e “C’est la vie”. Dy vota kanë marrë. Kristi dhe Lindi kupa për ju.”

Spektakli “C’est la vie” solli 8 personazhë të jetës publike në duet me këngëtarë profesionistë, të cilët u përballën me njëri-tjetrin për 11 javë me radhë.

Nën moderimin e Marina Vjollcës në një skenë të ndërtuar enkas, në “C’est La Vie”, muzika është luajtur “live” nga ku konkurrentët dhe të ftuarit kanë kënduar po ashtu “live”.