Gazetari i njohur Sokol Balla duket se pas largimit nga posti i Drejtorit të Informacionit, nuk do ta bëjë më emisionin e tij “Top Story” në Top Channel.

Ai është parë në ambientet e “Vizion Plus”. Burime për “Gazetën Shqiptare” kanë thënë se Balla ka takuar drejtuesit e televizionit “Vizion Plus” dhe se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.

Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e “Vizion plus”. “Gazeta Shqiptare” kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.

Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në “Top Channel”, duke u fokusuar vetëm tek emisioni “Top Story”.