Ndonëse këtë sezon u përfol se Luana Vjollca do të prezantojë “Big Brother VIP”, promoja e publikuar nga faqja zyrtare e “Top Channel” tregon se në fakt bëhet fjalë për një program tjetër.

Prej disa muajsh ajo ka nisur punimet së bashku me stafin e saj dhe shumë shpejt do të fillojë transmetimin maratonë për 15 javë rrjesht të shtunën mbrëma.

Emri i programit të ri nuk zbulohet, por “Top Channel” shkruan në faqen e saj se ky sezon i ri do të sjellë surpriza.

“Këtë sezon të ri rikthehet në Top Channel, Luana Vjollca. Prej disa vitesh në moderim, këtë herë rikthehet me autorësi të plotë në programin e saj.

Së bashku me ekipin e saj, prej disa muajsh kanë nisur punën dhe shumë shpejt në ekranin e Top Channel, për 15 javë do të jetë pranë çdo grupmoshe e do të sjellë frymëzimin e një mbrëmjeje të shtune magjike.

Moderatorja, në rrugëtimin e saj shumëvjeçar në Top Channel, nga shtatori premton të shtuna plot energji dhe emocion, duke shënuar edhe këtë vit një nisje të mbarë televizive, me risi në programin e saj, e mbi të gjitha mbërthyes për publikun.

Në ditët në vazhdim, Luana do të na zbulojë se çfarë surprizash do të sjellë ky sezon i ri në ekranin e Top Channel”, thuhet në faqen zyrtare të “Top”-it.

 

@luanavjollca, së shpejti në #TopChannel.

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on